-640-0-policia-naten1-770x408-1724095281

Pa kaluar ende 24 orë nga një ngjarje e rëndë kriminale në Lezhë, ku një person mbeti i vrarë në një atentat, kryeqyteti është tronditur sërish nga armët. Mbrëmjen e sotme, në zonën e Lundrës, katër persona janë plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, dhe sipas burimeve, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kjo valë dhune vjen pas vrasjes së ndodhur në Lezhë, ku një person humbi jetën në një atentat që dyshohet të jetë i lidhur me përplasjet mes grupeve kriminale.

Ngjarjet e fundit rikthejnë shqetësimin për sigurinë publike, ndërsa autoritetet po përballen me një klimë gjithnjë e më të tensionuar kriminale në disa zona të vendit./gazetajone