Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u nda nga jeta në orën 07:35 të mëngjesit, një ditë pas së Dielës së Pashkës. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Figura e Papa Françeskut ka lënë gjurmë të thella në historinë moderne të Kishës Katolike, duke u kujtuar për thjeshtësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për thirrjet e tij të vazhdueshme për paqe, drejtësi sociale dhe dialog ndërfetar./gazetajone



