Agron Malaj është në rrugë të sigurt drejt mandatit të tretë deputet, pasi po udhëheq bindshëm garën për votat preferenciale në qarkun e Dibrës.
Kur janë numëruar 26 nga 222 kutitë në këtë qark, Malaj ka grumbulluar mbi 4 mijë vota, duke lënë shumë pas kandidatin tjetër të PS-së, Murat Dani, i cili numëron vetëm 110 vota.
Partia Socialiste ka fituar 3 mandate në Dibër — dy përmes listës së mbyllur dhe një përmes listës së hapur. /gazetajonë



