IMG_5276

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në aeroportin e Vlorës, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje për konfliktin me biznesmenin kosovar, Behgjet Pacolli. Ai tha se me z. Pacolli është bërë një marrëveshje që ata të kenë 49 përqind të aksioneve. Sipas tij, kulmi i përplasjeve nisën pasi Pacolli mori një hua 100 milionë euro të cilat nuk kanë përfunduar në Shqipëri.

“Cili është konflikti që ne kemi dhe që kemi kallëzuar penalisht Pacollin. Nuk kemi konflikt personal me Pacollin, por subjektin që ka 81 për qind të aeroportit të Vlorës për kontratën që ka garantuar fillimin e bashkëpunimit. Bashkëpunimi me zotin Pacolli nuk ka qenë për të fituar një tender.

E gjitha puna në aeroportin e Vlorës kanë qenë punëtorët, menaxherët dhe inxhinierët e 2A Group. Kur është bërë gjithçka, 2A Group ka kryer punë që llogariten në mbi 23 milionë, bashkë me kapitalin e investuar dhe kredinë e marrë në Shqipëri. Aeroporti për shumën 56 milionë euro ka qenë i ngarkuar si hipotekë në bankë. Banka është informuar gojarisht se nuk është vetëm Pacolli si aksioner dhe aq më pak me 98 për qind dhe janë dy aksionerë, njëri 2A Group me 49 për qind dhe Pacolli me 51 për qind.

Deri këtu punët ishin në rregull, madje, aeroporti u testua dhe u bë një farë përurimi ku mori pjesë kryeministri, z. Pacolli që erdhi me aeroplanin e tij dhe valon Ademi, themelues i 2A Group. Partneri ynë është sjellë sikur ka 98 për qind dhe jo sikur edhe një partner tjetër me 49 për qind. Marrja e huasë në Luksemburg është kulmi i alarmit jo vetëm për investimin e 2A Group por edhe çështjen kombëtare.

“2A Group” me kontratën e noterizuar dhe autorizimit që ka dhënë ato aksione do të regjistrohen në QKB. Shqetësimi është shtuar kur është futur një kompani tjetër, ofshore dhe nuk e dimë se kush qëndron prapa. Ai ka negociuar prapa shpinës së ortakut. Për ekzistencën e kompanisë 2A Group, është alokuar një shumë 100 milionë euro, 6 milionë janë çuar në shtetin shqiptar, por jo për aeroportin dhe shteti shqiptar nuk ka qenë në dijeni dhe këto mjete kanë ardhur në Kosovë.

Është hapur një llogari tjetër në Kosovë e MABCO Construksion në Kosovë, një degë e shoqërisë në Zvicër dhe kjo kompani është bërë fole në shumës 40 milionë euro që ka ardhur në Kosovë.

Me z. Pacolli nuk ka konflikt personal, aksionet nuk i merr askush kur janë të paguara dhe të investuara. Kontrollin nuk e ka më z.Pacolli, por është pezulluar nga gjykata deri në kalimin e 47 për qind të aksioneve, sepse 2 për qind i kemi. Masa ka për qëllim mbrojtjen e aksioneve dhe të shtetit shqiptar”, tha Berisha.