-900-0-1761160893x900-0-1760696931xsigfrido-943-154

Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, i cili ishte shënjestër e një atentati me tritol, ngjarje e ndodhur më 16 tetor, ka folr rreth hetimit dhe spekulimeve për përfshirje të shqiptarëve në ngjarje. Gazetari i ftuar në Euronews theksoi se dinamika e ngjarjes lë të kuptohet se autorët kanë dashur të dërgojnë një mesazh frikësues, për të paralajmëruar se mund të goditet në çdo moment. Sipas tij, mafia shqiptare nuk është pas atentatit dhe shprehet se mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera.

Sigfrido Ranucci: Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur. Nuk besoj se mafia shqiptare të ketë lidhje me atentatin. Anti-mafia në Itali bëri një investigim për mafian shqiptare, por nuk i di detajet. Në këto momente nuk kam asnjë element për ta thënë pas kaq shumë kohësh, sepse do rihapte atë temë. Nuk besoj se mafia shqiptare është kaq idiote dhe nuk ka ide të qartë. Mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Në këto momente s’kam asnjë element. Nuk kam asnjë arsye ta lidh me këtë shqiptar.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se në qendër të hetimit në lidhje me atentatin ndaj gazetarit, qëndrojnë dy emra Altin Sinomati, i arrestuar në Dubai i cili dyshohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, dhe Artur Shehu, i cili dyshohet si një figurë me peshë në krimin e organizuar në Shqipëri. Sipas artikujve të tyre skaku i ngjarjes lidhet me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me një episod të titulluar “(Hot) Spot Albanese”, mbi projektin e qendrave për emigrantët që Italia ka ngritur në Shqipëri.