IMG_5351

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidimin e saj për kryetare në Bashkinë e Tepelenës. Disha shkruan se do të jetë kandidate e pavarur, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në datën 9 Nëntor.

“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë,”shkroi ajo në njoftimin e saj publik, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi angazhimin e saj në këto zgjedhje lokale, që do të mbahen pas rreth dy javësh.

Delinda Disha futet në garë për kryetare në Bashkinë e

POSTIMI NE RRJETET SOCIALE

Deri tani për Bashkinë e Tepelenës janë prezantuar dy kandidatura, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Gabriel Guma si dhe socialisti Gramoz Sako, ish-komandant i Gardës për 11 vjet.

Duket se angazhimi i aktorit Florjan Binaj, në garën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, i ka hapur rrugën dhe të tjerë kolegëve që të ndjekin hapat e tij. Aktorja Delinda Disha është bërë e njohur me mjaft role të saj në Portokalli, ndërkohë që së fundi në ekran është shfaqur në moderimin e një emisioni investigativ në MCN