Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 06:15, një 32-vjeçar me inicialet A. B. ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke i shkaktuar drejtuesit plagë fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



