Vna ka publikuar fotografi nga Banjat e Bënjës, ku janë parë punëtorë duke kryer ndërhyrje në këtë atraksion natyror të rëndësishëm.
Në mungesë të çdo njoftimi zyrtar, mbetet e paqartë se kush po i kryen punimet dhe me çfarë leje, ndërkohë që nga pamjet e siguruara duket qartë se në një pjesë të zonës po kryhet betonizim.
Kjo ndërhyrje ngre pikëpyetje serioze për mbrojtjen e territorit dhe mënyrën si trajtohet një pasuri natyrore që vitet e fundit ka qenë ndër destinacionet më të frekuentuara në jug të vendit.
Heshtja e institucioneve e bën edhe më të dyshimtë situatën, duke shtuar shqetësimin e banorëve dhe vizitorëve se peizazhi unik i Bënjës po preket nga ndërhyrje të pakontrolluara.



