protesta-770x437-1

Banorët e fshatit Kalivaç kanë dalë në protestë ditën e sotme, duke bllokuar për rreth 10 minuta qarkullimin në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë.

Banorët kundërshtojnë mbylljen e rrugës ekzistuese që lidh tre fshatra me segmentin e ri Qukës–Qafë Plloçë. Sipas tyre, ky itinerar është jetik, pasi u siguron akses jo vetëm drejt rrugës kryesore, por edhe drejt tokave bujqësore.

Gjatë protestës ka patur edhe përplasje verbale dhe tensione mes banorëve dhe disa drejtuesve të mjeteve, të cilët mbetën të bllokuar në trafik.

Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë me veprime të tjera nëse nuk gjendet një zgjidhje që garanton lëvizjen e tyre të përditshme.