IMG_0588

34-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Sipas të dhënave të bëra publike nga familja, bëhet fjalë për Eglant Koçi, i datëlindjes 17.09.1991, i cili është zhdukur dhe nuk ka komunikuar më me të afërmit e tij.

Ai është parë për herë të fundit rreth orës 11:20, pranë xsheshit Wilson në Tiranë, ndërsa lëvizte me një automjet me targa CT969. Momenti i fundit kur është filmuar ka qenë pikërisht në zonën e sheshit “Wilson”.

Familjarët janë të shqetësuar dhe bëjnë apel për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin e telefonit: 068 506 1619.

“U pa për herë të fundit te sheshi Wilson” - Zhduket

Kështu ka qenë i veshur 34-vjeçari kur është zhdukur