-640-0-1784698763-demtimet-1784700187.png

Stuhia e furishme e një nate më parë në Sarandë ka lënduar disa persona, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe në degët e stadiumit.

Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.

Gjatë natës janë hequr të gjitha pemët e rrëzuara. Disa zona kanë pasur probleme me energjinë elektrike. Te porti i Limionit është rrëzuar një shtyllë elektrike. Dëmet janë regjistruar edhe në banesa e biznese.