-1000-0-img-1055-6a606b8f923ce

Stuhia e fortë që përfshiu qytetin bregdetar shkaktoi dëme të shumta brenda pak minutash, duke rrëzuar pemë, bllokuar disa akse rrugore dhe dëmtuar automjete.

Një nga incidentet më të rënda u regjistrua në rrugën përballë stadiumit, ku një pishë u rrëzua mbi tre automjete, duke u shkaktuar dëme materiale.

Probleme u raportuan edhe në bizneset përgjatë shëtitores, të cilat u prekën nga moti i keq. Sipas urgjencës së qytetit, tre persona u paraqitën në spital me lëndime të lehta të shkaktuara nga thyerja e xhamave si pasojë e stuhisë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata u larguan për në banesat e tyre.

Nga pamjet dhe informacionet paraprake rezulton se stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e situatës.