auto_Erion-Veliaj-Gjykata-Kushtetuese-pranga-policia-31762931014

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar këtë të martë, kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve, hetuesit e BKH-së, në kuadër të hetimeve të SPAK, kanë kryer kontrolle dhe sekuestrime në ambientet e Bashkisë ku dyshohet se kanë sekuestruar dokumentacione që lidhen me udhëtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Hetuesit vijojnë të qëndrojnë ende në godinën e Bashkisë së Tiranës.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të tjera detaje.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK, u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj po përballet me një proces gjyqësor në GJKKO, ku akuzohet për vepra penale si korrupsionin dhe pastrim parash.

Kryebashkiaku i Tiranës i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.