Pas ngritjes së aktakuzës ndaj 35 personave, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë sulmit të forcave serbe ndaj familjes Jashari, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në mesin e të akuzuarve rezultojnë ish-zyrtarë dhe pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë.
Ata dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në planifikimin, organizimin, komandimin dhe zbatimin e operacionit në lagjen Jashari.
Në aktakuzën, të cilën e ka siguruar mediumi “Betimi për Drejtësi”, janë bërë të ditur edhe emrat e të akuzuarve.
Ata janë: Jovica Stanishiç, Vlastimir Gjorgjeviç, Sreten Llukiç, Goran Radosavljeviç, Millorad Ulemek, Zhivko Trajkoviç, Zoran Simoviç, Spasoje Vuleviç, Branko Çurçiç, Zhelimir Mrdalj, Radisllav Staleviç, Vlado Todoroviç, Branko Prljeviç.
Radosllav Mitroviç, Milivoje Stojilkoviç, Srgjan Iliç, Nenad Stojkoviç, Bozhidar Filiç, Zharko Barkoviç, Çedomir Bozhoviç, Zharko Rokviç, Dushan Ivanoviç, Staleta Mojsiloviç, Vuçina Janiçijeviç, Milan Leçiç, Radomir Çoliç, Srgjan Peroviç.
Po ashtu, edhe Nenad Milaçiç, Veljko Radenoviç, Dragan Zhivanoviç, Obrad Stevanoviç, Branko Gjuriç, Ljubinko Cvetiç, Ilija Trajkoviç dhe Milenko Bozhoviç.
Prokuroria Speciale të premten ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të dyshuarve për krime lufte në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt.



