jet bank fatbardha rino idan avishai

A po përdoret Jet Bank për pastrim parash ? Adresa në një garazh në Holandë, pronari shkarkoi veten dhe roli i Fatbardha Rino ! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

Zhvillime të reja po shoqërojnë projektin e bankës digjitale JetBank dhe projektin e investimeve Korporata Shqiptare e Investimeve, ndërsa në skenë shfaqen ndryshime drejtimi dhe verifikime nga drejtësia.

Në korrik të vitit 2025, shtetasi Iden Avishai, pronari i JetBank, u tërhoq nga pozicioni i tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë JetAlbania. Në atë kohë kompania nuk ishte ende bankë, pasi licencimi nga Banka e Shqipërisë u dha vetëm disa javë më parë gjatë vitit 2026.

BSH licencon në heshtje bankën e izraelitëve, Jet Bank nis aktivitetin mes misterit të aksionerëve dhe hijes së aktivitetit FOREX

Pas largimit të Avishait, kompetencat e tij në Këshillin Mbikëqyrës iu transferuan Fatbardha Rino, një ish-bankiere me përvojë.

Struktura e pronësisë

Sipas të dhënave zyrtare, kompania që zotëron JetBank dhe JetAlbania është Jet Holding B.V., e regjistruar në Amersfoort, në rajonin e Utrecht, në Holanda. Raportohet se selia e saj ndodhet në një vilë luksoze në këtë qytet.

Dokumentet tregojnë gjithashtu një element kronologjik interesant: Avishai, i lindur në vitin 1980 sipas të dhënave të depozituara pranë autoriteteve shqiptare, rezulton më i ri se vetë kompania që kontrollon bankën digjitale. Jet Holding B.V. është krijuar në vitin 1994 në Utrecht, kohë kur Avishai ishte vetëm 14 vjeç.

MISTERI – Hijet e mashtrimeve online në bankat shqiptare/ Izraelitët në lojë, Jet Bank në Shqipëri me pronar biznesmenin e FOREX Idan Avishai

Hetime për projektin DURANA

JetBank rezulton të jetë pjesë dhe e regjistruar në Projektin Durana Tech nën hetim nga SPAK.

Ndërkohë, në fillim të janarit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur verifikime edhe për projektin Durana, një nismë e lidhur me Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Sipas informacioneve, këto verifikime po zhvillohen në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe aktorët kryesorë të saj.

Projekti Durana, i lidhur edhe me zonën e Xhafzotaj, raportohet të jetë pjesë e interesit të hetuesve për çështje që lidhen me investimet dhe taksat.

Në këtë fazë, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi verifikimet apo personat që mund të jenë objekt i hetimit.

A po përdoret për pastrim parash Jet Bank? Adresa në njëA po përdoret për pastrim parash Jet Bank? Adresa në një

I hetuari për mashtrim pjesë e JET BANK! Gent Sejko i BSH mbylli sytë

Bordi i JET Bank përfshin emra nga bota e Forex-it të palicencuar dhe skemave mashtruese. Oliver Hemmer lidhet me platformën mashtruese 4XFX. JET Bank mori licencën si banka e parë dixhitale në Shqipëri. Një vështrim mbi bordin ngre pyetje. Oliver Hemmer lidhet me një platformë mashtruese të hetuar në katër vende evropiane.

Rami Solomon nuk ka profil publik. Gal Bar Dea solli një lloj legjitimiteti, por roli i tij mbetet i paqartë. Oliver Hemmer është anëtar bordi në JET Bank. Ai është me origjinë izraelite. Një raport i siguruar nga Pamfleti përmend një hetim federal. Hetimi lidhet me një kompani të paregjistruar në Berlin, Gal BlockIntl Ltd.

Kjo kompani operonte platformën mashtruese “4XFX”. Drejtor menaxhues ishte Oliver Hemmer. Ai identifikohet si përfituesi kryesor i skemës. Raporte për aktivitet mashtrues janë depozituar në Britani të Madhe, Spanjë, Estoni dhe Australi. Nuk dihet nëse Hemmer është ndjekur penalisht. Megjithatë, lidhja e tij me këtë skemë ngre pyetje. Pyetja kryesore: si kaloi Hemmer procesin “fit & proper” të Bankës së Shqipërisë? Ky proces kërkon integritet të plotë dhe mungesë lidhjesh me veprimtari të paligjshme. Informacioni për lidhjet e tij me 4XFX ishte publik para licencimit të JET Bank.

Rami Solomon është gjithashtu anëtar bordi. Nuk ka të dhëna publike për karrierën e tij bankare apo financiare. Burime të tjera e lidhin me një profesion tjetër. Ai ka shërbyer si zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Izraelit. Kalimi nga administrata e shëndetësisë në bordin e një banke dixhitale në Shqipëri është i pazakontë. Gal Bar Dea ishte përfaqësuesi i aksionarit gjatë licencimit.

Ai ka qenë ish-drejtor i përgjithshëm i One Zero Digital Bank në Izrael. Kjo bankë kontrollohet nga Amnon Shashua, bashkëthemelues i Mobileye. Bar Dea u largua në mars 2025.

A po përdoret për pastrim parash Jet Bank? Adresa në një

Planet për zgjerim në Itali u anuluan. Ai ishte person kyç në kontaktet me qeverinë. Mori pjesë në rekrutimin e stafit, përfshirë menaxherët e lartë të JET Bank. Prania e tij i jep një shtresë legjitimiteti bankës. Por roli i tij mbetet i paqartë.

A po përdoret për pastrim parash Jet Bank? Adresa në një

A është investitor, këshilltar apo thjesht një emër i njohur? A ka ai dijeni për lidhjet e Hemmer dhe Avishai me skema të diskutueshme? Procesi “fit & proper” synon të garantojë drejtues të pastër dhe të besueshëm. Rasti i JET Bank ngre dyshime. Emra me lidhje të diskutueshme duket se kanë kaluar këtë proces. Pyetjet mbeten. A është hetuar lidhja e Oliver Hemmer me 4XFX? A janë marrë informacione nga rregullatorët e huaj? Për Rami Solomon, a ekzistojnë dokumente që vërtetojnë kualifikimet e tij? / InfoNews/