wmremove-transformed

Në Qafën e Burrelit prej 3 ditësh tashmë vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh minerali dhe inertesh e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.

Ajo çka është gjetur deri sot janë vetëm disa copa të eskavatorit të shpërndara, por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari.

Ushtria, banorët e zonës dhe punonjës të tjerë të fabrikës kanë dalë dhe kërkojnë trupin e të riut.

Familjarët e të riut i kanë bërë apel institucioneve për intensifikimin e operacionit të kërkimit, duke theksuar se nevojiten pajisje më të specializuara dhe makineri të posaçme për të gjetur të afërmin e tyre.

Sipas tyre, vetëm disa punonjës të autoriteteve me lopata nuk mjaftojnë për të gjetur trupin e të riut. /gazteajone