juli pashakos

Julian Sulo, i njohur si Juli Pashakos dyshohet se ishte shënjestra e një atentati në qytetin e Lushnjës.

Juli Pashakos është një person me rekorde të theksuara kriminale.

Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtim të Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.