Dashamir Shehi ka komentuar organzimet nga Partia Demokratike, për të cilat u shpreh se protestat po bëhen për të zgjatur jetëgjatësinë e Berishës në politikë, duke shtuar se ky i fundit e ka të sigurt fitoren në garën e 23 majit.
Në një intervistë të dhënë, Shehi u shpreh se dhe numri i protestuesve ka qenë në rënie duke theksuar se ata që i shkojnë prapa Berishës janë vetëm disa militantë të PD-së.
“Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Ramës. Njerëzit janë lodhur.
Ndërsa në lidhje me garën e hapur për të zgjedhur liderin e ri të PD-së, Shehi theksoi se Berisha e ka fitoren e sigurt, duke shtuar se nëse dikush mendon të kundërtën është budalla.
Gjithashtu Shehi nënvizoi se shpresa e vetme për një PD ndryshe janë te disa deputetë të rinj brenda kësa force politike që kanë shfaqur qëndrime të kundërta me Berishën.
“Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri” shtoi më tej kreu i LZHK-së.



