Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se dy javë më parë, Ergys Agasi është dhunuar, madje siç e përshkruan ai “e kanë shtruar në dru”.
“Dy javë Ergys Agasin e kanë rrahuar shumë keq, e kanë shtruar në dru. Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Por duhet të dijë një gjë Erygs Agasi, se mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë, sepse atë policia nuk e arreston. Ai ka hequr ministra”, tha ai.
Vlen të theksohet se Berisha e bazoi denoncimin e tij si informacion i ardhur nga “qytetari digjital”, që shpesh kryedemokrati e përdor për të deklaruar gjysmë të vërteta.
Kujtojmë se Ergys Agasi është një një personazh kontrovers që bashkë me biznesmenin Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Agasi dhe Beqiraj janë shpallur në kërkim.



