vita

Sipas të dhënave të deritanishme nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike, me koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson vetëm në dy qarqe të veriut të vendit, në Shkodër dhe Kukës.

Në qarkun e Shkodrës, nga 179 qendra votimi të numëruara nga gjithsej 405, PD-ASHM është në krye me 16.938 vota, që përbëjnë 40.57% të totalit. Partia Socialiste mban vendin e dytë me 14.707 vota (35.23%).

Interes shfaq edhe rezultati i Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila ka 8070 vota ose 19.33%, duke u renditur forca e tretë politike në këtë qark.

Ndërsa subjektet e tjera rezultojnë me mbështetje më të kufizuar./gazetajonë