IMG_1422

Ermir Dedja u ekzekutua gjatë mesnatës së sotme (rreth orës 00:50) në një atentat në qytetin e Durrësit.

Siç bëhet me dije 29-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital.

Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në 2017 Ermir Dedja ra përsëri në prangat e policisë si bashkëpunëtor i Ismail Nuredinit në një plagosje në Shijak.

Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur dritë mbi ekezekutimin.

“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50,  në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet  për  kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi sot policia.