IMG_1539

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë.

Viktima është Edmond Gjoci, 39 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.

Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi atë në buzë të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi.

TRAGJIKE në Itali/ 39-vjeçari SHQIPTAR përplaset për

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjoci la pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël.

Hetimet për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit po i ndjekin karabinierët e Cortonës./korrieri