Teksa nuk na ndajnë shumë nga 9 nëntori, datë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, ekipi socialist ka nisur vrullshëm punën.
Kryesia e Partisë Socialiaste do të mblidhet këtë të martë, 7 tetor, në selinë rozë, në orën 18:00. Në mbledhje do të diskutohet lidhur me zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki dhe sa i takon kandidatëve për Vlorën, Beratin, Tepelenën dhe Cërrikun.
Deri më tani, PS ka prezantuar kandidaten për Tiranën, ish-ministrja Ogerta Manastirliu. Gjithashtu është zyrtarizuar edhe emri i atij që do të garojë për bashkinë e Matit, Altin Bojni. Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së PS-së në këtë rreth, është vendosur që kandidati i mazhorancës të jetë Altin Bojni.
Ndërkohë që është zbuluar edhe kandidati potencial i PS-së për Bashkinë Berat. Bëhet fjalë për Ervin Çela, i cili aktualisht është kryetar i komanduar i kësaj bashkie. Më parë Ervin Ceca ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Është zbuluar gjithashtu edhe emri i kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Cërrikut. Florenc Doka, kryetari i komanduar i Cerrikut do te jetë kandidatura kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.
Sakaq, Partia Demokratike ka shprehur hapur mbështetjen për Florjan Binajn, për garën për Tiranën, ndërsa ende nuk ka emra të qartë për sa i përket kandidaturave për 5 qarqet e tjera. Pritet që sot, opozita të zyrtarizojë kandidaturën e saj.
Më 9 nëntor, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përkohshme për 6 bashkitë, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.



