497471661_647231981641793_7144198001460821469_n

Në garën në Tiranë për një mandat në Kuvend, Jorida Tabaku ka kaluar në avantazh kundrejt Ilir Alimehmeti.

Tabaku deri më tani nga numërimi i votave preferenciale, ka marrë 4,990 vota kurse Alimehmeti ka marrë 4,977 vota.

Siç duket nga numërimi i deritanishëm Jorida Tabaku është në avantazh me vetëm 13 vota. Deri më tani në bashkinë e Tiranës janë numëruar 381 nga 1282 kuti votimi.

Diferenca mes dy kandidatëve është e vogël dhe si rrjedhojë ky rezultat mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit. /gazetajone