Shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Dan Caine, deklaroi gjatë një konference në Pentagon se SHBA-të kanë kryer më shumë se 11 mijë sulme ndaj objektivave në Iran dhe kanë nisur misione me bombarduesit B-52.
Caine tha se forcat amerikane deri më tani kanë realizuar mbi 11 mijë sulme ndaj objektivave në Iran dhe se, falë epërsisë ajrore, ka nisur me sukses edhe zbatimi i misioneve të bombarduesve B-52 mbi territorin iranian, raporton reuters.
Sipas tij, avionët luftarakë amerikanë janë tashmë të fokusuar në ndërprerjen dhe shkatërrimin e kanaleve logjistike dhe zinxhirëve të furnizimit që mbështesin impiantet iraniane për prodhimin e raketave, dronëve dhe anijeve, me synimin për t’ia pamundësuar vendit zëvendësimin e municionit të shkatërruar gjatë mijëra bombardimeve amerikane.
Duke folur për situatën në terren, Caine theksoi se aftësia e ushtrisë amerikane për të fluturuar me avionë të mëdhenj mbi Iran tregon se mbrojtja kundërajrore iraniane është dobësuar ndjeshëm.



