Screenshot
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot pezullimin nga detyra për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Vendimi parashikon gjithashtu ndalimin e saj për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.
Sipas burimeve gjyqësore, masa është marrë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK, ndërsa pritet që institucionet të njoftojnë hapat e mëtejshëm pas këtij zhvillimi të rëndësishëm në nivelet më të larta të qeverisë.



