-640-0-tensioneee-770x376-1-1775563927

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga seancat plenare deputetët e PD Flamur Noka dhe Elda Hoti për ngjarjet e seancës së fundit parlamentare.

Raportohet se Noka është përjashtuar për 20 ditë, ndërsa Hoti për 10 ditë.

Noka qëlloi me shishe drejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, duke i thënë se “do ta rripte si kec.” Elda Hoti i mori kartën e deputetit Bora Muzhaqit

Sakaq, Etika ka “falur” deputetët Albana Vokshi nga PD dhe Taulant Balla nga PS, duke mos marrë masa ndaj tyre.