Dalin pamje të atentatit në Durrës, ku mbeti viktimë 29-vjeçari Ermir Dedja.
Nga pamjet shihet kur autorët me makinë të bardhë hyjnë kundravajtje në rrugicën ku ekzekutuan 29-vjeçarin, Ermir Dedja.
Ndërkohë aty pranë kanë qenë edhe dy kalimtarë të rastësishëm – të cilët në momentin që dëgjojnë të shtënën e armës vrapojnë të panikosur.
Ndërkaq, një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit, dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.
Dedja është arrestuar më herët për dy ngjarje, fillimisht në vitin 2015 për trafikim të lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 për përkrahje të autorit në një plagosje në qytetin e Shijakut.
Kohët e fundit, Dedja dyshohet se ishte përfshirë në një grup kriminal në Durrës.



