Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur dje në Sarandë ku një 31-vjeçar humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Viktima Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, ishte pronari i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit por në sezonin e verës mbasditeve punonte si te lokali në Sarandë.
Ndërkohë policia e Sarandës arrestoi në flagrancë administratorin lokalit në Sarandë.
E. F., 40 vjeç, u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Ngjarja ndodhi të enjten, kur shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Hetimet paraprake dyshojnë se vdekja ka ndodhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



