balluku spak

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e SPAK.

Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë autoriteteve për të nisur procedurat e arrestimit të Ballukut, qoftë në burg, në shtëpi apo për kontroll banese.

Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren.

Tani mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.