ylber

41-vjeçari Ylber Jaku duket se e kishte paralajmëruar krimin e rëndë që ndodhi sot në fshatin Pla në Has. Autori ka postuar në rrjetin social “Facebook”, disa foto me mbishkrime, ku shprehet se do të vendosë drejtësi në emër të Zotit. Ai shfaqet si një njeri që beson në fenë islame, ku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.

“Kur e injoron drejtësinë…”/ Vrasja e të riut

“Kur e injoron drejtësinë…”/ Vrasja e të riut

Ditën e djeshme motra e vitkimës, dhunoi me sende të forta prindërit e moshuar të autorit. Pas ngjarjes, ajo u arrestua menjëherë nga Policia e Kukësit, ndërsa dy të moshuarit u transportuan në spital. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer sot nga Shqipëria, pasi ka vizituar prindërit e tij në spital ka marrë një armë tip “kallashnikov” dhe ka qëlluar për vdekje Callahun.

Jaku ishte duke pritur në afërsi të banesës Callahut dhe sapo ky i fundit ka dalë nga banesa, ai ka qëlluar me 8 plumba në drejtim të viktimës, i cili ishte në makinën e tij në momentin e atentatit. Si pasojë e plumbave, ai ka humbur drejtimin e automjetit edhe është përplasur me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aktualisht, autori 41-vjeçar është vendosur në pranga.