Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot, 4 tetor, pamje nga aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, ku do të shemben edhe 30 objekte të tjera.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shoqëroi pamjet me një mesazh të fortë:
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian!”.
IKMT thekson se veprimet po kryhen me qëllim respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e territorit dhe ruajtjen e integritetit të zonës natyrore dhe historike të Thethit.
Së fundmi, aksioni është zgjeruar edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës.
“U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë ‘sport’ të ulët, ndaluni”, ka qenë apeli i mëhershëm i kreut të qeverisë.



