-640-0-dewatermarkai-1744956773133-1744956796

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafjoz mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullahi.

Dy më të miturit që ndodheshin në makinë janë kushërinj. Ndërkohë që mësohet se 11-vjeçari Dior Demiraj, dje ka festuar datëlindjen.

11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  /gazetajone