IMG_9007

Presidenti amerikan ka pohuar se lufta e SHBA-së kundër Iranit po shkon mirë dhe se forcat amerikane mund ta “shkatërrojnë” të gjithë vendin brenda një nate të vetme.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate”, tha Trump. “Dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje.”

Sakaq, Trump e ka cilësuar operacionin që çoi në shpëtimin e pilotëve amerikanë në Iran si “historik”.

“Njerëzit e Iranit u dhanë një shpërblim të jashtëzakonshëm për ta për të gjetur pilotin, ai u ngjit falë aftësive stërvitore. Ata duhet të shkojnë sa më larg vendngjarjes dhe ishte i plagosur, ishte një mënyrë e jashtëzakonshme me një gjakderdhje të jashtëzakonshme, pati mundësinë të takonte forcat amerikane falë një aparature. Kur dalin nga këto misione, sigurohen të gjejnë pajisje.

Mobilizuam një operacion masiv për ta tërhequr nga mali që e mbante peng. Misioni i dytë i shpëtimit, qindra mjete ajrore dhe një furnizim me karburant, të gjitha i bëmë gati, mijëra njerëz po kërkonin për pilotët tanë. Kishim 9 avionë që po qarkullonin në një zonë të vogël jashtë bregdetit, një shfaqje e jashtëzakonshme e fuqisë së ushtrisë amerikane, ne u larguam nga territori amerikan pa lënë asnjë viktimë. Armatime historike që patëm për 24 orë.

Kur u larguam patëm 2 avionë të mëdhenj që mbajtën shumë, por kishin nevojë për më shumë pajisje. Ishte rërë e njomë dhe menduam se do të kishte probleme për t’u ngritur avioni”, tha Trump në konferencën për shtyp.

Trump tha se autoritetet e SHBA-ve po përpiqen të identifikojnë personin që “nxori” informacionin se një aviator i dytë kishte mbetur i bllokuar në Iran, pasi i pari ishte shpëtuar.

Ai shprehet se Irani nuk ishte në dijeni të gjendjes së pilotit të dytë përpara këtij raportimi, gjë që e bëri operacionin amerikan të shpëtimit “shumë më të vështirë”.

Trump tha se autoritetet amerikane do t’i kërkojnë kompanisë mediatike që publikoi raportin të tregojë identitetin e personit që nxori informacionin, ose në të kundërt do të përballet me ndjekje penale.

“Po përpiqemi fort ta gjejmë atë person”, tha Trump. “Besojmë se do t’ia dalim ta zbulojmë, sepse do të shkojmë te kompania mediatike që e publikoi dhe do t’u themi: ‘Bëhet fjalë për sigurinë kombëtare – dorëzojeni emrin ose përfundoni në burg’.”