moti-shiu

Sot, më 10 prill 2025, Shqipëria përjeton një ditë me mot të ndryshueshëm. Paraditja karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore ka vranësira dhe reshje të pakta shiu apo dëbore.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit. Zonat bregdetare dhe jugu mbeten kryesisht të thata.

Temperaturat e ajrit shënojnë rritje të lehtë, duke luhatur nga -1°C në zonat më të freskëta malore deri në 19°C në jugperëndim të vendit. Era fryn mesatare në orët e para të ditës, por forcohet pasdite, duke arritur mbi 45 km/h nga veriperëndimi, duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë në det.

Në Tiranë, moti është me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Gjatë ditës ka mundësi për reshje të lehta, ndërsa temperaturat variojnë nga 3°C në mëngjes deri në 16°C në mesditë./gazetajonë