-900-0-1753556435x900-0-1747949612x900-0-1747145379xilir-alimehmeti-987-1-740-740

Pas një serie episodesh që për shumëkënd brenda Partisë Demokratike u lexuan si përdorim politik dhe më pas margjinalizim, Ilir Alimehmeti duket se po rikthehet sërish në diskutimet për Bashkinë e Tiranës.

Fillimisht u përfol si kandidat për Tiranën përmes primareve, më pas u përfshi në listën e hapur të zgjedhjeve parlamentare, ku përfundoi jashtë Kuvendit. Tani, ndërsa diskutohet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, Alimehmeti shprehet se është i gatshëm të kandidojë, nëse kjo është zgjedhja e Partisë Demokratike.

“Si të vendosë PD. Pra, unë disponibilitetin tim e kam dhënë me kohë. Do vendosin, do mblidhen strukturat drejtuese, do ta diskutojnë, do shohin edhe nga pikëpamja strategjike si do t’i qasen politikisht zgjedhjeve të vitit 2027”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vjen në një moment kur opozita ende nuk ka një strategji të qartë për garën e ardhshme në kryeqytet, ndërsa brenda PD-së vazhdojnë diskutimet për figurat që mund të përballen me kandidatin e mazhorancës.

Rikthimi i emrit të Alimehmetit në këtë debat ngre edhe një pyetje që ka qarkulluar prej kohësh në radhët e opozitës: a po i jep PD kësaj here një shans real figurave që i ka promovuar më parë, apo historia rrezikon të përsëritet?