wmremove-transformed-9

Detaje të reja dalin lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme te rrethrrotullimi ne afërsi të aeroportit të Rinasit.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme është viktima Gilmando Dani, pasagjer në automjetin tip Benz, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur.

Automjeti është me targa AB 099UO, i blinduar dhe në pronësi të Elvis Kosovës.

Dani është një emër i njohur për autoritetet, pasi njihet si një ndër anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.

36-vjeçari Gilmando Dani është konsideruar gjithnjë si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Emiljano Shullazin.

Atentati u regjistrua mesidtën e sotme, ku raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona.