Amarildo Ndoj, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një konflikti të ndodhur mesditën e të shtunës (3 maj) në Laç vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. 26-vjeçari ndodhet në reanimacion dhe pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por gjendja e tyre nga mjekët konsiderohet stabël.
Gerald Bitri shënoi viktimën e konfliktit me armë zjarri në Laç, ku pesë persona, mes tyre dhe një grua e pafajshme mbetën të plagosur pas një konflikti për motive banale. 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës së 3 majit.
Ka qenë kushërira e tij e cila në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e madhe që ikja e Geraldit ka lënë në familje.
“Geri zemra ime, kushëri, vëlla dhe gjithçka! Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen që na dhe. Jemi rritur bashkë, zemra ime si na ike kështu! Të morën në qafë njerëzit e pa shpirtë. Do na mungosh përjetë. Pse o ger ike kaq shpejt pse, na thave zemrën. Ishte i vetmi që më bëje me qesh më ndihmojë gjithmonë. Akoma s’më hiqen ato momente nga sytë, më kujtohesh si sot duke punuar dhe me atë seriozitetin tënd ti nuk e meritoje këtë gjë bre ger”, shkruan kushërira e të riut. /gazetajone



