-640-0-dewatermarkai-1751111461001-1751111468

Një incident mes policisë dhe një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, ku forcat e rendit janë detyruar të qëllojnë në drejtim të një automjeti pas refuzimit të urdhrit për ndalim.

Sipas burimeve nga vendngjarja, i riu nuk iu bind sinjalizimit të policisë për të ndaluar, çka çoi në përshkallëzim të situatës. Për të neutralizuar rrezikun, policët kanë përdorur armët e shërbimit dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës së tij.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Pas ndjekjes, i riu është ndaluar nga uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e motiveve që çuan në mosbindjen ndaj urdhrit të policisë. /gazetajone