screenshot-2025-05-29-202913-1748543573

Një moment prekës që rikthen në vëmendje sakrificën e mijëra familjeve shqiptare që hapën dyert e tyre për kosovarët gjatë luftës.

Një grua nga Tirana është takuar sërish, pas shumë vitesh, me vajzën nga Peja që dikur e mbajti në krahë si fëmijë të vogël, në vitin 1999.

Sot, pas 26 vitesh, zonja Lirie ka udhëtuar drejt Pejës për të rikrijuar atë fotografi të paharrueshme me vajzën që dikur strehoi.

Momenti është ndarë në rrjetet sociale nga Melisa Zekaj, duke sjellë një kujtim të gjallë të solidaritetit dhe dashurisë mes shqiptarëve.