Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.
SPAK thotë se presionet nga eksponentë të krimit të organizuar, njerëz të politikës dhe qarqe të caktuara mediatike kanë cenuar integritetin e trupës së prokurorëve të posaçëm dhe kanë ndikuar negativisht në efektivitetin e hetimeve.
“Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetjen për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK,” thuhet në raport.
“Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenonte gjithashtu dhe vazhdimësinë e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK,” theksohet në dokument.
Në raport theksohet se një tjetër problematikë që është evidentuar lidhet me numrin e ulët të referimeve nga institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po ashtu, në raport theksohet se “vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.”/gazetajone



