Mbështetja për Presidentin Donald Trump ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, duke zbritur në 36%.
Sipas sondazhit të fundit të agjencisë së lajmeve Reuters, rënia lidhet drejtpërdrejt me rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të karburantit dhe pakënaqësinë ndaj luftës në Iran.
Qytetarët amerikanë shfaqen tejet kritikë ndaj menaxhimit të ekonomisë, ku vetëm një pakicë e vogël miraton trajtimin e kostos së jetesës.
Rritja e çmimit të benzinës me 26 cent, duke arritur mesatarisht në gati 1.1 dollarë për litër që nga nisja e sulmeve në shkurt, ka goditur rëndë xhepat e konsumatorëve, duke zbehur premtimet e fushatës për rikthimin e çmimeve të karburanteve në nivelet e para krizës së koronavirusit.
Për herë të parë, shumica dërrmuese e amerikanëve, mbi 60%, shprehen kundër sulmeve ushtarake në Iran.
Sondazhi tregon se frika për sigurinë kombëtare është rritur, pasi gjysma e të pyeturve besojnë se ky konflikt do ta bëjë Amerikën më pak të sigurt në afatgjatë, pavarësisht deklaratave të presidentit për bisedime paqeje.



