Policia e Korçës ka dhënë informacion lidhur me një sherr mes disa personave në Pazarin e Ri të qytetit të Korçës.
Policia thotë se janë plagosur dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konflikti ka nisur në një lokal për “motive të dobëta”.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



