-640-0-0dc7224fdfe1a418f64d8afa955ecf6f

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë, në lagjen Besëlidhja.

Mësohet se shumë biznese dhe mjete janë dëmtuara.

Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga bombola gazi dhe ka prekur disa biznese, por ende nuk është e konfirmuar nga policia.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës.