whatsapp-image-2025-11-21-at-204531-1763754597

Finalja e Miss Universe 2025 solli një moment të sikletshëm për Shqipërinë, pasi Miss Universe Albania, Flavia Harizaj, nuk u paraqit fare në finale, duke lënë vendin pa asnjë përfaqësim në skenën botërore.

Mungesa e saj erdhi pa paralajmërim, pa njoftim zyrtar dhe pa asnjë komunikim me publikun, çka u perceptua menjëherë si një akt joprofesional dhe i papërgjegjshëm.

Vetëm pasi skandali shpërtheu në rrjetet sociale, Miss Albania, Flavia Harizaj, publikoi dy mesazhe në Instagram ku tentoi të justifikonte mungesën me arsye emocionale dhe personale.

Ajo theksoi se nuk ndihej mirë dhe se titulli ishte “vetëm një fragment i vogël i jetës së saj”.

Por deklaratat e saj të vonuara krijuan më shumë dyshime sesa qartësi, duke u interpretuar gjerësisht si shmangie nga përgjegjësia dhe mungesë respekti ndaj rolit që mbante.

Skandal në Miss Universe në Tajlandë, përfaqësuesja ngaSkandal në Miss Universe në Tajlandë, përfaqësuesja nga

Ndërkohë, në të njëjtën mbrëmje, Miss Universe Kosova u shfaq në skenë me profesionalizëm të plotë, duke u bërë e vetmja shqiptare që përfaqësoi publikun shqiptar. Ajo performoi, qëndroi dhe mbajti e vetme imazhin shqiptar në një natë ku Shqipëria ishte thjesht inekzistente.

Për shumë shikues, Miss Kosova mbajti peshën e dy shteteve, ndërsa Miss Albania u zhduk.

Reagimet në publik ishin të qarta, zhgënjim i thellë për Shqipërinë dhe respekt për Kosovën.

Miss Kosova ishte e vetmja që e mbajti prezencën shqiptare në Miss Universe, dhe ky fakt nuk kaloi pa u vënë re.