Tre ministra grekë kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga qeveria, ndërsa dosjet e reja mbi skandalin që lidhet me një rrjet të organizuar mashtrimi me fondet bujqësore po i dërgohen Parlamentit.
Bëhet fjalë për Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë.
Sipas informacioneve, riorganizimi i qeverisë do të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të kabinetit është planifikuar për nesër.
Gjithashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re.
Hetimi fokusohet në ngjarje të vitit 2021 dhe përfshin vepra penale si nxitje për shpërdorim besimi, mashtrim kompjuterik, vërtetim i rremë me qëllim përfitimin e paligjshëm.
Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek dosjen voluminoze që lidhet me një rrjet të organizuar mashtrimi me fondet bujqësore, skandal ky që ka goditur rëndë reputacionin e Qyriakos Mitsotakis, kryeministrit të vendit.



