-900-0-1775563990x51fb54ee-6548-4c4d-a7e3-65e17b50e2c6-759

Qeveria ka prezantuar platformën e re puna.gov.al ku të rinjtë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Administratës Publike. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se kjo platformë krijon më shumë transparencë dhe gjithkush mund të informohet më lehtë për pozicionet vakante.

“Hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicien të kontribuojnë në sektorin publik. I krijohet mundësia në kohë reale kujtdo që synon në kontribuojnë në sektorin publik, që jo vetëm të ketë një pamje të vendeve në dispozicion akutalisht por edhe të ndjekë se si shkon një proces i caktuar ku ai/ajo është i/e interesuar. Është një hap i rëndësishëm sepse krijon transaprencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe prandaj ofron këto mundësi për të mundur të rekrutojë më të mirë. Nga ana tjetër përfshin për herë të parë të gjithë sistemin tonë publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara,” tha Rama .

Kreu I qeverisë nuk ngurroi tëshprehte skepticizmin për aministratën publike në momentin që Shqipëria do të çelte negociatat, por tani,  sipas tij administrate shqiptare ka fituar respektin e palës tjetër.

“Administrata publike ka provuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. Ndërkohë që perceptimi për administratën publike ka qenë i rënduar nga paragjykimet, të cilat nuk kanë lindur në boshllëk, por kanë marrë shkas nga sjellje dhe nga veprime, akte që ndonjëherë janë ekspozuar publikisht në të gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë administrata, ka përballuar një sfidë, një test, një provim të jashtëzakonshëm, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet maksimal në gjithë procesin e negociatave.shpreh ato vlerësime, ne kemi arsye të ndihemi të inkurajuar që kemi mundësi të ndërtojmë një administratë me standarde europiane”, tha kryeministri.

Ministrja për administratën  publike dhe antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se kjo nismë është pjesë e një pakete më të gjerë reformash për transformimin e administratës publike.