IMG_2264

Sipas një hetimi të gazetës britanike The Times, Izraeli ka pasur agjentë brenda Iranit që nga viti 2010, të cilët kanë monitoruar dhe hartuar programin bërthamor dhe armët balistike të Teheranit.

Dokumente të klasifikuara zbulojnë se deri në fund të vitit 2024, Irani po zhvillonte eksperimente për krijimin e një arme bërthamore brenda disa javësh.

Agjentët izraelitë kanë infiltruar vende kyçe si instalacionet në Natanz, Isfahan dhe zyrat qendrore të Gardës Revolucionare Islamike, të cilat më pas u goditën nga sulmet ajrore. Në dokumente thuhet se Irani kishte synim prodhimin e rreth 1,000 raketave tokë-tokë në vit.

Këto zbulime tregojnë përgatitjen e gjatë dhe të detajuar të Izraelit për sulmet ndaj objektivave strategjike iraniane, duke përdorur informacione të mbledhura nga agjentët e tyre në terren.