wmremove-transformed-5

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë.

Sipas informacioneve në media, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.