kakavije

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Sipas raportimeve nga policia, 17-vjeçari u kap në pikën kufitare Kakavijë, pasi tentoi të arratisej.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas, në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSH-së.